Një paciente nga Deçani dërgohet në Pejë për shkak të përkeqësimit të gjendjes
13:24
Një paciente nga Deçani dërgohet në Pejë për shkak të përkeqësimit të gjendjes
12:32
Në Deçan vazhdojnë të shtohen pacientët, nuk përjashtohet mundësia e infeksionit viral
13:24
Një paciente nga Deçani dërgohet në Pejë për shkak të përkeqësimit të gjendjes
KOHA merr vesh se para pak minutash një paciente me simptoma të helmimit është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.
Sipas stafit shëndetësor në QKMF-në, në Deçan ajo është referuar për në spitalin e Pejës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha ka konfirmuar se deri në këto momente janë 55 pacientë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
12:32
Në Deçan vazhdojnë të shtohen pacientët, nuk përjashtohet mundësia e infeksionit viral
Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan ka vazhduar të pranojë pacientë me simptoma të helmimit edhe këtë të mërkurë.
Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha në një intervistë për Kohën ka konfirmuar se deri në këto momente janë 55 pacientë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Gjendja e pacientëve është e mirë, situata është nën kontroll numri i pacientëve është në rënie e sipër. Sot vërehet një numër më i vogël mirëpo edhe sot deri në këto momente kemi 55 pacientë që kanë kërkuar ndihmë. Ndërsa në 24 orët e fundit prej dje deri sot janë 310 pacientë të cilëve u është dhënë ndihma. Janë duke u trajtuar në bazë të protokolleve” ka thënë Berisha.
Ndërsa simptomave të shfaqura tek pacientët, që nga dita e shtunë drejtori i QKMF-së i është referuar si infeksion i cili për momentin sipas tij mbetet i panjohur.
Ndonëse analizat kimike të bëra deri më tani kanë rezultuar negative, Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë se këto simptoma mund të jenë virale.
“Është një infeksion në të cilin ne kemi dyshuar se mund të jetë nga uji, në këtë rast hidrik por në bazë të analiza kimike kjo po del nuk është hidrik. Ne jemi në kontinuietet dhe po kryejmë edhe analizat e pacientëve dhe po presim që të jemi të saktë se nga mund të jetë, bakterial, viral, gazor apo hidrik ,por për momentin është i panjohur. Tash kemi edhe pacientë që nuk kanë pas të bëjnë me ujin por po përhapet në bazë të kontaktit, që në pasqyrën klinike mund të na qoj deri te kjo se mund të jetë viral por nuk mund të flasim pa analiza të sakta në ditët në vijim” ka thënë më tutje Berisha.
Që nga dita e shtunë mbi 1 mijë e 500 pacientë në QKMF në Deçan kanë kërkuar ndihmë pas dyshimeve të ngritura lidhur helmim të ujit. Ndërsa Prokuroria në Pejë ka urdhëruar kryerjen e obduksionet për dy vdekje.
Blend Sahiti nga Prishtina së bashku me një shok të tij nga Prizreni ka sjellë një donacion simbolik me barna për QKMF në Deçan.
“E bashkëndjejmë dhimbjen me ta. Ideja për me ndihmuar ka qenë pasi kemi pas informata që deri mbrëmë nuk ka pasur barna në QKMF e Deçanit. Edhe kjo ka qenë arsyeja që me sjellë barna si donacion”, ka thënë ai.
Sipas tij, është e dhimbshme me i pa këta qytetarë në gjendje të tillë.