Mbytet një pushues nga Serbia në Durrës
Një person është mbytur këtë të martë në Durrës duke u larë në det.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.
Mësohet se personi i mbytur ishte një pushues nga Serbia, i cili është identifikuar si shtetasi M. S., 43 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./A2/