Abazoviq premton brenda vitit vendosjen e shtatores së Skenderbeut në Ulqin
Zëvendëskryeministër i Malit të Zi dhe tashmë president i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan abazoviç, në një intervistë të dhënë për analistin Mentor Nazarko, të publikuar në emisionin “Log.” në ABC, ka folur për prejardhjen e tij.
Ai ka bërë me dije se familja e tij është nga Ulqini, por rrënjët shtrihen në Krujë, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Abazoviçi ka bërë me dije se brenda vitit në hyrje të qytetit të Ulqinit do të ngrihet shtatorja e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Sipas tij, kjo gjë duhej të bëhej më parë.
Ai duke kërkuar falje për vonesën e ngritjes së shtatores së Skënderbeut, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të qartë se shqiptarët në Malin e Zi janë të lidhur me historinë e a ka ardhur koha që në Ulqin të ketë një monument të Skënderbeut?
“Ka shumë kohë që ne jemi në vonesë me vendimin për të bërë një bust për Skënderbeun. Por me qeverinë e re kjo gjë do të përfundojë dhe busti do të vendoset në hyrje të Ulqinit. Që të gjithë ata që vijnë të jenë të qartë që lidhja jonë me Skënderbeu dhe me historinë kombëtare është e rëndësishme. Në fund të vitit jam i sigurt që projekti do të përfundojë. Kërkoj falje për vonesën, por ka qenë zvarritje. Kërkoj falje që nuk ka ndodhur me herët”, ka thënë zv. kryeministri i Malit të Zi.
Politikani shqiptar në Malin e Zi ka thënë se familja e tij është nga Ulqini, por thuhet se rrënjët i ka nga një fshat i Krujës që ka pikërisht edhe mbiemrin e tij, fshati Abazaj. Ai madje ka theksuar se mban lidhje me familjen shqiptare nga Kruja.
Çfarë ju lidh me Krujën?
“Me Krujën kemi lidhje se aty gjendet fshati Abazaj.
Kur kemi pasur një gëzim familjar, vetë na kanë kontaktuar kushërinj nga ai fshat dhe kanë marrë pjesë dhe ne jemi prej andej. Kemi mbetur me kontakte dhe vizitohemi shpesh”, ka shtuar më tej Abazoviç.