Maqedoni

ASH Likovë: Mjaft më me shfrytëzimin e arsimit si mjet për propagandë

Arsimi është faktori më i rëndësishëm për zhvillimin tonë, në vend se ta zhvillojnë arsimin ata po e degradojnë cdo ditë e më shumë e me këtë po naj vjedhin dhe shpresën se këtu mund të bëhet mirë.
Gjatë mandatit të tij Erkan Arifi e ka degraduar në tërësi arsimin, duke filluar me vendosjen e drejtorëve pa asnjë kriter e në masë të njohur si njerëz të paaftë e kjo me qëllim që të jenë sa më të dëgjueshëm.
Duke vendosur në menaxhmentin e shkollave njerëz të paaftë e të dëgjueshëm e ka hapur rrugën që shkollat të jenë qendra e punsimeve të militantëve pamvarsisht a i plotësojnë kriteret apo jo.
Kjo ka pasoja të pa llogaritshme për gjeneratat që po vijnë.
Sot Erkan Arifi i dha edhe një goditje fatale arsimit në komunën tonë, duke e përdorur haptas si mjet për propagandë e për mbledhje votash.
Sot ai publikisht e promovoi kapjen e arsimit duke ju dhënë vendime pune të punësuarve në arsim në mënyrë solemne, edhe pse kjo nuk bëhet askund në këtë mënyrë.
Përvec promovimit të kapjes së arsimit publikisht ai sot poashtu publikisht shkeli mbi dinjitetin e të punsuarve të arsimit duke i përdorur si figura për propagand.
Kjo qasje duhet të merr fundë, arsimi nuk guxon të përdoret si fabrik punsimi e mjet propagandimi.