Ngjarje e pazakontë: Kuzhinieri vdes pasi bie në enën e madhe me supë pule
Kuzhinieri vdes pasi bie në enën e madhe me supë pule.
Në një incident të tmerrshëm, një kuzhinier 25-vjeçar nga Iraku ra në një enë gjigante me supë pule, duke pësuar djegie të shkallës së tretë në 70 për qind të trupit. Ai vdiq pesë ditë më vonë.
Issa Ismail ishte duke përgatitur supë pule për një dasmë më 15 qershor në distriktin verior irakian, Zakho, kur ai rrëshqiti dhe ra në enën e madhe, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Babai i tre fëmijëve ishte duke përgatitur ushqim në sallën për dasma “Hazel”, kur ndodhi incidenti.
Një faqe e lajmeve në Arabinë Saudite raportoi se Ismail punonte si kuzhinier që tetë vite në rajonin që ndodhet në zonën e Kurdistanit.
Ai u dërgua me urgjencë në spital në qytetin Dohuk. Pas luftimit me djegiet për disa ditë, ai vdiq më 21 qershor. Vdekja e tij është pasuar me reagime të shumta pikëlluese në rrjetet sociale.