Maqedoni

Punëtori i ri nga Bangladeshi humbi jetën në Maqedoni

Një punëtor tridhjetë e pesë vjeçar nga Bangladeshi ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrave të punës në fshatin Ketenovë të Kratovës.

“Më datë 06.02.2025, në MPB Kumanovë është raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani private në fshatin Ketenovë të Kratovës, A.R.(35) nga Bangladeshi ka ngecur në makinën e punës për përpunimin e betonit dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vend”, thonë nga MPB Kumanovë./Lideri