Maqedoni

Ndërroi jetë arsimtarja Xhemile, femra e parë shqiptare nga Maqedonia, që përfundoi Matematikën në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë

Ishte viti i largët 1977/78 kur u shpall Xhemile Shabani-Izairi, Arsimtare e Matematikës e diplomuar pranë SH.L.P në Prishtinë. Mbeti e shënuar në historinë e SH-L-P si femra e parë shqiptare nga Maqedonia që diplomoi në kohë ,një drejtim aq të rëndë studiues si MATEMATIKA .Punoi për 40 vite si Arsimtare e Matematikës në Tetovë në Shkollën Fillore aso kohe Bratsvo-Edinstvo,tash Bratsvo-Migjeni,ku edhe u pensionua para 7 viteve .Nuk pati gjeneratë që nuk e mbajnë mend .Ikin legjendat …dhe rrethanat politike aso kohe ishin ndryshe ,edhe pse në Prishtinë në SH-L-P,donin ta ndalnin Asistente

Vendlindja Tetova kishte nevojë më tepër për Arsimtaren e Matematikës Xhemile-Shabani-Izairi .Arsimtarja Xhemile ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare .I ra hise të ishte nga një familje që theu tabutë komplekse të pushtetit sllavo-maqedon,se femra shqiptare duhet shkolluar , edhe nxënësja e parë femër shqiptare nga rrethina e Tetovës-fshatrave të vazhdojë klasën e 5 të shkollës fillore në Shkollën fillore LIRIA në Tetovë .viti 1966/67 .Aso kohe shteti komunist jugosllav-maqedonas nëpër fshatrat shqiptare në POLLOG më sakt nuk hapte 8 vjeçaret klasat e larta vetëm e vetëm që të mos shkollohen femrat shqiptare më sakt shkolloheshin deri në klasën e 4 të fillores dhe përfundonte ëndrra e qindra femrave shqiptare .Familja e Xhemile Shabanit aso kohe jetonte në fshatin Trebosh për shkak të përndjekjes politike të babait nacionalist(ish i burgosur politik 1961) i ndjerri Qemal Shabanit nga pushteti komunist Jugosllav.Dhe arriti qëllimin Xhemilja duke mësuar si nxënëse dhe si studente e dalluar…Ndërroi jetë nga infarkti si pensioniste me datën 03.02.2025 dhe u varos sot me datë 04.02.2025 në fshatin Pallçisht të Poshtëm (e martuar në familjen Izairi )..me nderime fetare dhe qytetare

www.telegrami.mk