Maqedoni

Lulzim Nasufi: Për kandidimin për kreun e Strugës do të vendos brenda javës!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët – dega Strugë, krahu i Ziadin Selës, Lulzim Nasufi, ka deklaruar se brenda javës do të qartësojë qëndrimin e formacionit të tij politik lidhur me kandidimin për kreun e Komunës së Strugës.I pyetur nga Strugalajm për mundësinë e kandidimit të tij, arkitekti strugan theksoi se vendimi do të merret në bashkëpunim me strukturat partiake dhe në bazë të sugjerimeve të tyre.Edhe pse Aleanca për Shqiptarët është pjesë e Frontit Europian, Nasufi ka mbajtur qëndrime opozitare publike ndaj kryetarit aktual të Strugës, Ramiz Merko. Kjo e bën pozicionin e tij politik veçanërisht të rëndësishëm në prag të zgjedhjeve lokale.(Strugalajm.com)