Maqedoni

Lloga ironizon me Taravarin: Para një viti, Stoilkoviçi dhe partnerët e tij as që mund ta ëndërronin, por vasaliteti i ca shqiptarëve e bëri de facto RMV-në pjesë të ‘Srpski Svet’

Pasi Arben Taravari kujtoi statusin në rrjetin social Facebook ku tregoi qëndrimin e tij se ASH-ja, në zgjedhjet parlamentare do të garonte me opozitën, duke thënë se ky status e ndryshoi shtetin e Maqedonisë, ka reaguar Krenar Lloga nga ASH-ja e Selës.

Lloga tha se, para një vitit, Stoilkoviçi dhe partnerët e tij as që mund ta ëndërronin, por vasaliteti i ca shqiptarëve e bëri de facto RMV-në pjesë të ‘Srpski Svet’.