Haradinaj: Do ta ulim çmimin e energjisë – s’ka me pasë më rritje!
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK- Nisma, Ramush Haradinaj ka deklaruar se “Do ta ulim çmimin e energjisë – s’ka me pasë më rritje!”
Postimi i plotë:
Do ta ulim çmimin e energjisë – s’ka me pasë më rritje!
Nëse do ta marr besimin tuaj, do ta ulim çmimin e energjisë për 20 përqind.
Nuk do të ketë më ngritje të çmimeve e as manipulim me të ashtuquajturat bllok tarifa të cilat janë shndërruar në mekanizëm për fatura të papërballueshme për qytetarin.
Kosova do të bëhet fuqi energjetike dhe energjia s’ka me qenë malli më i shtrenjtë në vend.
Nuk do të lejojmë që tregu i fqinjëve dhe mafia energjetike t’na i përcaktojë çmimet. Energjinë do ta prodhojmë vetë dhe vet do t’i kontrollojmë çmimet.
Do të ndërtojmë e riaftësojmë kapacitete që Kosovës i japin 1500 megavatë energji.
Termocentral me gaz, energji me erë, me panele solare, me biomasë, me ujë, si dhe me ristrukturimin e kapaciteteve ekzistuese.
Me, 137 për Kosovën Fituese, fitohet beteja për energjinë!