Subjektet e vjetra politike shqiptare në RMV fatkeqsisht asnjë herë nuk u poqën politikisht
Ejup Berisha
Në politikë se sa vlejnë subjektet politike dhe politikanët kjo vërehet dhe vërtetohet kur të njejtët janë në pushtet. Pasiqë kur të njëjtët janë në opozitë këta kanë vetëm fjalë dhe shprehje dëshirash të kota. Apo opozita realisht e ka për obligim dhe detyrë që ti kontrollon dhe korrixhon veprimet dhe sjelljet e pushtetarëve dhe këtë gjë ajo si zakonishtë këtu te ne e bën vetëmse me fjalë të kota e jo me punë, me vepra, me lëvizje dhe me akcione reale dhe konkrete. Pra provmin e pjekurisë së tyre më realisht e kalojnë ata politikan dhe subjekte politike të cilat ndodhen në pushtet. Këta në këtë pozicion politik duhet të jenë në nivel detyrash, veprimesh, angazhimesh dhe akcionesh reale dhe konkrete politike. Këto gjëra nuk guxojnë të bëehen shkel e shko apo vetëm sa për sy e faqe siç i kanë bërë dhe vazhdojnë ti bëjnë disa politikan dhe subjekte politike vendore, por këto gjëra duhet të bëhen me kompetence dhe profesionalisht. Kjo për faktin se subjekte politike dhe politikanë të caktuar kanë dhënë premtime dhe garanci se do ti bëjne ato apo dhe këto gjëra nëse vijnë në pushtet. Pra përsëris subjektet politike dhe politikanët pjekurinë politike e arrijnë vetëm gjatë kohës sa janë në pushtet pasiqë këtu në
këtë pozicion
politik këta duhet të veprojnë realisht dhe konkretisht e jo vetëm të flasin. Por disa prej tyre mund të ndodh
që edhe pas qëndrimit shumë të gjatë në pushtet aspak të mos piqen politikisht. Te ne gati asnjë Parti politike dhe politikan deri në muajin maj të vitit të kaluar nuk ka arritur që të piqet politikishtë duke filluar prej PPD-së duke vazhduar te PDSH e deri te BDI. Të gjitha këto subjekte politike bashk me udhëheqësit e tyre, këtu bën përjashtim vetëm Arbër Xhaferi ish udhëheqësi i PDSH-së pra përveç tij fatkeqsisht të gjithë individët e tjerë udhëheqës të subjekteve të
përmendura nuk arritën që të piqen politikisht. Edhe pse dy subjektet politike të lartpërmendura PPD dhe PDSH
një kohë të gjatë kanë qenë të pozicionuara edhe në opoiztë por edhe në pushtet. Pra edhe këto sikurse BDI asnjëher nuk e arritën fazën e pjekurisë së tyre politike. Si pasojë e çkait dhe cilat ishin arsyet për këtë gjë. Përgjigja
është se të gjitha këto subjekte nuk e arritën fazën e pjekurisë se tyre për shkak të çasjes joserioze dhe të pasinçertë të udhëheqësve të tyre në politikë. Dhe për shkak se këta tepër pak u angazhuan për realizimin premtimeve dhe platformave politike që i premtonin se do ti realizonin nëse fitojnë dhe vijnë në pushtet. Pra të njëjtët morrnën pjesë e fituan në zgjedhje dhe erdhën në pushtet por nuk i realizuan projektet dhe premtimet kryesore me të cilat i fituan votat e duhura për tu
bërë pjesë e pushtetit. Pra këto tre subjekte politike shqiptare edhe përkunder angazhimit të gjatë të tyre në politikë pra edhe pse në të lindën u formuan dhe u zhvilluan por të njëjtat fatkeqsishtë nuk e arritën fazën më të rëndesishme atë të pjekurisë politike. BDI nuk u poq politikisht pasiqë ky subjekt politik si foshnje u fut në politikë dhe shumë shpejtë u ngjit në pushtet. Pra BDI për dallim prej PPD-së dhe PDSH -së asnjëher nuk ishte në opozitë por i njejti subjekt politik në fazë shumë të
hershme organizimi apo akoma pa u konsoliduar mirfilli u bë pjeë e pushtetit prandaj ky mbeti i pa u pjekur. Dhe disa subjekte politike ngjashëm si njerëzit mund
të ngelin përher të papjekur. BDI dhe udhëheqësit e saj kryesor fatkeqsishtë nuk po piqen politikisht as në opozitë sepse këta po vajtojnë për faktin që ndodhen aty ku jane tani por të njëjtët janë përmalluar për të qenë aty ku ishin më shumë se 20 vite. Prandaj kjo Parti dhe udhëheqësit e saj më shumë po merren me propagandë dhe me trillime të gjërave dhe pun ëve që nuk janë duke ndodhur realishtë në skenën politike e jo me detyrimin dhe funkcionin primar që e kanë me atë të opozitarëve.