Filipçe: Qeveria duhet t’i mbrojë qytetarët nga çmimet e larta
Qeveria është përgjegjëse që të kujdeset për qytetarët të mos përjetojnë çmime të tilla, sepse ajo është përgjegjëse për përcaktimin e çmimeve, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ndodhet për vizitë pune dyditore në Kroaci në takimet me udhëheqjen e Partisë Socialdemokrate Kroate (PSK).
“Ja edhe këtu në Kroaci, ka protestë të qytetarëve për çmimet e larta në markete. Te ne vërtet është shqetësuese mospërfillja dhe mosinteresimi i Qeverisë për ndërmarrjen e masave. Madje me njëfarë cinizmi do të thosha, i përkrahin qytetarët të protestojnë, kur në fakt protesta e qytetarëve, përveç çmimeve të larta dhe ndaj marketeve, realisht duhet t’i drejtohet Qeverisë, sepse është përgjegjëse për formimin e çmimeve”.
“Qeveria është përgjegjëse për të siguruar që qytetarët të mos përjetojnë çmime të tilla. Sidomos në një situatë kur nuk përmendet për rritje të pagave të tyre, një sistem që ne e kemi vendosur në të kaluarën dhe tani si opozitë nuk u përgjigjet thirrjeve tona dhe ligjeve të propozuara për rritjen e pagës minimale. Është për keqardhje që këtë po ua bën qytetarëve”, theksoi Filipçe.