Fetai dhe Iseni të premten takim me diasporën në Vjenë, mërgimtarët i presin me interesim të madh
Zëvendës kryeministri Arben Fetai dhe zv/ministri i punëve të brendshme Astrit Iseni të premten do të takojnë diasporën në Austri, shkruan Lideri.mk.
Më 24 janar ata do të realizojnë takim me bashkëatdhetarët në kryeqyetetin austriak, Vjenë.
Takimi mbahet në ora 18:30, tek Shoqata lliria, në adresën Bürgergasse 13 1100 Wien.
Në mesin e mërgimtarëve vërehet interesim i madh për këtë takim, pasi thonë se vite me radhë ishin harruar nga përfaqësuesit shqiptarë në pushtet.