Kurti në Vushtrri: Unë nuk lëshoj pe tri vjet e 364 ditë, e ju mos lëshoni pe vetëm më 9 shkurt
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një tubim zgjedhor në Vushtrri, ndërsa para qytetarëve të pranishëm ka thënë shteti duke qenë kampion në demokraci, do të arrijnë të integrojnë, zhvillojnë e ta bëjnë shtetin me sovranitet e territorin me integritet.
Kurti tutje para të pranishmëve tha se nuk do të lëshoj pe tri vjet e treqind e gjashtëdhjetë e katër ditë, ndërsa nga të pranishmit kërkoi që të mos lëshojnë pe vetëm një ditë, vetëm më 9 shkurt.
“Duke qenë kampion në demokraci, ne arrijmë të integrojmë, të zhvillojmë, ta bëjmë shtetin me sovranitet e territorin me integritet.
E pra, gjaku i Enver Zymberit dhe gjaku i Afrim Bunjakut, nuk kanë shkuar kot. Gjaku i tyre, mundi e sakrifica e tyre është shpaguar, sepse Republika juaj ka fituar.
Unë nuk lëshoj pe tri vjet e treqind e gjashtëdhjetë e katër ditë. E veç një ditë, vetëm më 9 shkurt ju mos lëshoni pe. Mos lëshoni pe. Votojeni numrin 118, numrin ‘një një tetë’ të koalicionit tonë fitues, Lëvizja VETËVENDOSJE!, partia Guxo dhe partia Alternativa”, është shprehur Kurti.