BallinaMaqedoni

Mexhiti: Rruga e drejtë po bashkon forcat e sinqerta!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kësaj partie i janë bashkuar disa figura të rëndësishme dhe themeltarë të BDI-së, dega Saraj.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Mexhiti.

Çdo ditë, rrugëtimi ynë po bëhet më i fortë, ndërsa gjithnjë e më shumë bashkëmendimtarë dhe ish-bashkëpartiakë tanë pa frikë, po bashkohen vizionit tonë të drejtë.

Sot, kënaqësi, ju njoftoj se Lëvizjes Demokratike po i bashkohen figura të rëndësishme dhe themeltarë të BDI-së, dega Saraj:

• Zeko Abazi – Themelues i Kuvendit të BDI-Saraj dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

• Muhamet Hoxha – Ish-zëdhënës i Qeverisë së RMV dhe anëtar i Degës së BDI-Saraj.

• Jonuz Metushi – Kryetar i Forumit Rinor të BDI-Saraj.

• Hatif Shabani – Kryetar i Këshillit Vendor të BDI-Çajlanë.

• Bujamin Shabani – Anëtar i Nëndegës Svillare.

• Drita Feta – Koordinatore e Forumit të Gruas të BDI-Saraj.

Këta individë janë shtylla të forta që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ndër vite dhe tani kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugëtimit tonë.

Ftoj të gjithë aktivistët dhe strukturat e ndershme të BDI-së që të bashkohen me ne në këtë përpjekje të sinqertë dhe të drejtë për një të ardhme më të mirë.

Mirë se vini në rrugën e drejtësisë dhe ndryshimit!

Bashkë jemi më të fortë, bashkë ndërtojmë të ardhmen!