MPB-ja për TV21: Është gënjeshtër që nuk ka pasaporta
Ministria e Punëve të Brendshme mohon informacionet se nuk ka pasaporta.
Thonë se këto informacione janë gënjeshtra.
“Ka numër të mjaftueshëm të pasaportave dhe po u përgjigjemi kërkesave të qytetarëve. Është e pavërtetë e plotë se nuk ka pasaporta, gënjeshtër të cilën kohën e fundit e shpërndajnë partitë politike opozitare dhe një pjesë e portaleve”, thanë për TV21 nga MPB-ja.
Në lidhje me fotografitë që qarkulluan në rrjete sociale, ku shihej fluks i madh i qytetarëve duke pritur në radhë, nga MPB-ja thonë se kjo ka ndodhur vetëm për një periudhë të caktuar.