BallinaMaqedoni

Mickoski thumbon Ahmetin nga distanca: Ne po punojmë, nuk ka më “kako do sega”!

Krijojmë kushte më të mira për qytetarët dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë të punojmë sepse vetëm kështu do të tregojmë se parimi “kako do sega” ka përfunduar dhe ka mbetur në një anë tjetër të së kaluarës sonë dhe se tani është momenti kur ne e ndërtojmë shtetin dhe në këtë mënyrë Maqedonia e do veten me vepra dhe Maqedonia do të jetë sërish krenare, tha kryeministei Hristijan Mickoski sot në përurimin e rrugës Gradsko-Drenovë.

Sipas Mickoskit, parimi “kako do sega” që ishte frazë e shprehur me një rast nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë qeverisjes së kaluar, ka përfunduar dhe tani kjo Qeveri po dëshmon me vepra se si duhet vendi.

“Vazhdojmë me ndërtimin e Korridorit 8, me dinamikë të theksuar, ndërtimi ishte duke u zhvilluar deri para se të binte bora në autostradën që do të lidhë Kërçovën me Ohrin. Pres që seksioni nga Vrbjani deri në Ohër, ndoshta me një përjashtim të vogël në Botun, të hapet në fillim të këtij sezoni turistik dhe ai seksion të mbyllet plotësisht deri në fund të vitit 2026”, shtoi Mickoski.