Aksident i rëndë trafiku në Shkup, ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Arradhat partizane” në Shkup ku janë përfshirë tre makina.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur mes tre makinave ku kanë mbetur të lënduar tre qytetarë të cilët janë transferuar në klinikat e Shkupit me shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.
Trafiku ka ndalesë si pasojë e hetimit të shkaqeve të aksidentit dhe makina janë duke u drejtuar nëpër rrugë ndihmëse.