Maqedoni

Tre raste të reja, asnjë i vdekur nga KOVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 1.342 testime ndërsa janë regjistruar tre raste të reja me koronavirus.
Që të tre rastet janë evidentuar në qytetin e Shkupit.
Janë regjistruar gjashtë pacientë të shëruar. Dy nga Shkupi dhe Tetova dhe nga një nga Koçani dhe Kërçova.
Nuk ka persona që kanë humbur jetën nga KOVID-19. /SHENJA/