Dy persona në Gostivar e mashtruan një person me aftësi të kufizuar afariste, shtëpinë e 350 mijë eurove ia blenë për 88 mijë euro
Zyra e jashtme për punë penale Gostivar ka bërë kallëzim penal kundër Z.M (51) dhe S.K. (76) nën akuzën se ka kryer vepra penale “ndihmë” dhe “mashtrim” dhe “bashkëveprim”, transmeton portali Lideri.mk.
I pandehuri i parë, në periudhën nga viti 2018 deri në fund të dhjetorit 2024, me qëllim blerjen e pasurinë së patundshme me vlerë më të madhe për çmim më të vogël, së bashku me të pandehurin e dytë në cilësinë e blerësit, kanë mashtruar një person me aftësi të kufizuar afariste që tua shesë atyre shtëpinë familjare në Gostivar me vlerë tregu 21.490.000 denarë (350 mijë euro), për vetëm 5.231.750 denarë (88 mijë euro).