BallinaMaqedoni

Ndërroi jetë Fevzi Arifi, shoferi nga Shkupi që emocionoi opinionin

Ka ndërruar jetë Fevzi Arifi, shoferit i Ndërmarrjes së Transportit Publik në Shkup, i cili në muajin korrik u ngjit në një zhardinjerë me autobusin dykatësh te QT “Mavrovasja”, ka publikuar portali “Shkupi1”.

Arifi aso kohe publikisht pati deklaratë emocionale emocionale tha se NTP lëshon në terren autobusë me defekt, gjë që pati një ndikim të madh në publik.

Sipas portalit, kolegët e tij kanë thënë se do ta kujtojnë si profesionist dhe dëshmonte se ishte nën stres pas aksidentit në fjalë, transmeton Lideri.mk.

Disa nga kolegët janë shprehur se për Arifin, akuzat se ai ishte fajtor për aksidentin ishin një traumë e madhe.

Prokuroria ka lëshuar udhëzim që të ketë ekspertizë nëse autobusi ka qenë në gjendje të rregullt, por nuk ka të dhëna për rezultatet./Lideri