Maqedoni

Memedi: Kur BDI ishte në pushtet- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë 3 herë më e lartë se këtë vit

Drejtori Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së. Sipas tij kjo bëhet me qëllim të defokusimit të opinionit nga krimi dhe korrupsioni i tyre. Memedi ndryshe përmes një statistike të publikuar në facebook tregon se vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë 3 herë më e lartë se këtë vit.

Postimi i plotë:

Vërtetë është për keqardhje që BDI përdor jetët e fëmijëve me qëllim që të defokusoj opinionin nga krimi dhe korrupcioni ku janë zhytur!!!
Edhe pse edhe në këtë aspekt faktet janë dëshpëruese për BDI!
Në tabelën më poshtë qartë është e dukshme se në vitet e kaluara- kur në pushtet ka qenë BDI- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë 2 herë deri edhe 3 herë më e lartë në krahasim me këtë vit!
Ka pasur mesatarisht deri 9 vdekje në muaj!