Tërheqja e Pr/ligjit për arsim të mesëm, Azizi: Ka kush i mbron shqiptarët
Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të tërhequr pr/ligjin për arsim të mesëm.
“A ju thash rrini të qetë se ka kush i mbron të drejtat e shqiptarëve. Po ua them edhe njëherë dallimin mes BDI-së dhe satelitët e saj dhe VLEN-it!
Ju me fjalë dhe propagandë jeni patriotë, por në vepra, kriminel dhe shitës të interesave kombëtare! Ndërsa ne, flasim pak, por punën e bëjmë saktë, siç i ka hije çdo shqiptari të ndershëm.
E tash në vend që të merreni me VLEN-in, fokusohuni ta gjeni Artan Grubin dhe konsultohuni me avokatët tuaj për përgjegjësinë që duhet të jepni për krimet që keni bërë!
E drejta vonon, por nuk harron!”, ka shkruar Azizi.