Gllavçev: Me RMV kemi nënshkruar kompromis nga viti 2022
Republika e Bullgarisë mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri teknik bullgar Dimitar Glavçev nga Brukseli, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor ka njoftuar Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Këtë përgjigje Gllavçev e ka dhënë kur është pyetur se çfarë ka biseduar në takimin me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta.
“Nuk diskutuam asgjë në veçanti, më pyeti se cili është qëndrimi i Republikës së Bullgarisë për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Theksova se ne e mbështesim, se është një temë gjeopolitike, por duhet të respektohen kushtet për pranim në Bashkimin Europian”, tha ai.
Duke folur konkretisht për Maqedoninë e Veriut, ai theksoi se ka një kompromis të nënshkruar që në vitin 2022 dhe se qëndrimi i Bullgarisë për këtë çështje nuk ka ndryshuar.
“Konkretisht për Maqedoninë e Veriut, ju e dini… Ne kemi një kompromis, të ashtuquajturin kompromis nga viti 2022, një kompromis i ndërmarrë nga ne dhe tashmë është një dokument evropian i nënshkruar nga të gjitha vendet anëtare plus Bullgaria si anëtare, plus Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka asgjë për të negociuar, qëndrimi ynë është i pandryshuar”, thotë Glavçev.
Edhe lideri i partisë politike GERB, Bojko Borisov, tha dje se ka biseduar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, për gjendjen e vendit ndërkombëtarisht, por edhe për situatën me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe bëri thirrje sa më shpëjtë që është e mundur Bullgariua të formojë qeveri stabile pasiqë sic u shprehë në mungesë të ture në Bruksel me të madhe po diskutohet për problemin e që ka Bullgaria me RMV.