BallinaMaqedoni

Në “Bllacë” sekuestrohet kompjuteri i specializuar për “gërmimin e kriptomonedhave”

Në raportin e tyre për javën e kaluar, nga Drejtoria e Doganave theksojnë se në pikën kufitare “Bllacë” është sekuestruar një kompjuter i specializuar për “gërmimin e kriptomonedhave”, përcjell TV21.

“Pajisjet e specializuara kompjuterike e destinuara për “gërmim i kriptomonedhave” është sekuestruar pas kontrollit të një veture që po hynte në vend përmes pikës kufitare Bllacë”, thuhet në njoftimin e Doganave.