Shqipëri

Dhimbje e madhe! Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme pas aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë.

Rreth orës 08:30 automjeti tip “Volswagen” i cili drejtohej nga Kastrioti, u përplas me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.

Si pasojë e aksidentit mbeti i lënduar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.