Rajon - Botë

Jeremiq shkon për ta rrahur Vuçiqin (VIDEO)

Buzë përleshjes fizike ishte situata të premtën pasdite në ndërtesën e Presidencës së Serbisë.

Pasi që presidenti Aleksandar Vuciq thirri përfaqësuesit opozitar që të përballen me të direkt madje edhe fizikisht të ftuarit u përgjigjen pozitivisht.

Vetë i katërti kryetari i Partisë Popullore të Serbisë i shkoi Vuciqit në zyrë.

Kryeopozitari Vuk Jeremiq rrëfeu ngjarjen.

“Vuciq, zbriti poshtë i rrethuar me disa persona nga mbrojtja e afërt dhe filloi të na bërtet. Na shau në fytyrë e na dha shumë ofendime. Djemëve nga mbrojtja e afërt aspak nuk iu erdhi mirë cfarë dëgjuan. Ai thoshte” urdhëroni më sulmoni” por ne nuk e prekëm as me gisht sepse dihet si do përfundonim. Mbrojtja e afërt do vepronin sipas detyrës zyrtare”, tha Jeremiq.

Opozita në Beograd e akuzon presidentin Vuciq se po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës kështu duke përmbushur premtimin që sipas tyre ua ka dhënë fuqive botërore perendimore.

Incidenti i së premtës ka zgjuar shumë reagime në Serbi.

Përgjegjësi i qeverisë serbe për Kosovë Petar Petkoviq, tha se Jeremiq me shok kanë treguar qyqarllëk mu në kohën kur sipas tij Vuciq po lufton më së shumti për interesat e tyre.