U mbajt Mbrëmja Poetike Suedeze në Tetovë
Mbrëmë, më 4 dhjetor 2024 në Tetovë , në ora 17-19, organizuar nga Sh.Sh.”OENEUM”, me kryetar Daim Oljazin, e organizatoren sekretaren zonja Behare Nezirin, u mbajt një orë shumë e bukur letrare, e titulluar si “Ditët e poezisë suedeze”.
Ishte një kënaqësi t’i shohim poetët e prozatorët shqiptarë që jetojnë në Suedi , të shoqatës shqiptare në Suedi “Migjeni” me përfaqësuesit shkrimtarë Sokol Demaku , Rizah Shaqiri, e poetët e Sh. Sh. “Oeneum” si dhe dy mikesha nga Shkupi, zonj. Mejreme Kajolli Tush dhe unë. Poezi me këngë, kështu nisi kitaristja Donjeta Rexha e pastaj fjalë përshëndetëse patën zoti Daim Iljazi, zonj. Behare Neziri, e zoti Sokol Demaku i cili me gjithë shokun Rizah Shaqirin autor poezish, përkthyes kishin sjellë një komplet librash bibliotekës së qytetit të Tetovës “Koço Racin”. Ato lexuam nga poezi dhe poetët që ishin aty gjithashtu me leximin e tyre, na bënë ta ndjejmë më thellë artin e fjalës artistike shqipe. Natën e zbukuruam edhe prej moderatores një nxënëse e vitit të tretë gjimnaz Eneidës dëgjuam një.poezi për Nënë Terezën, një recituese e mrekullueshme si dhe djaloshi Adi Reka që recitoi si vullkan një poezi atdhetare. Të gjithë ne poetët që ishim aty lexuam nga një.poezi për shpirtin, kush i mllefosur, kush i zemëruar, kush mallkonte, e kush fliste për dashurinë, por edhe për nostalgjinë.
Në fund organizatorja që njëkohësisht në fund e kuptuam se e kishte edhe ditëlindjen, na dha një koktej modest me patate të ziera nga fusha e Pollogut, pije e ëmbëlsira. Personalisht u takuam pas 52 vitesh, ne dy poetë tetovarë shokë të gjeneratës Kasam Shaqirvela me një bagazh veprash me tematika të ndryshme, ky rast na bëri të shihemi e të ndërrojmë mendime.
Të gjithë poetët, dhe mysafirët u ndamë të kënaqur duke u përshëndetur për takime të reja.