Cili është suksesi i vërtet për ne?Suksesi i vërtet është i barabartë me sa i lumtur je!
Shkruan: Etem Xheladini
Kur flasim për një person të suksesshëm, ne zakonisht flasim për dikë që ka para në llogarinë e tij bankare, apo dikë që drejton një kompani, institucion qoftë në pushtetin lokal apo qëndrorë.
Por nëse i pyesim po këta njerëz se çfarë është një individ i suksesshëm, shumë do të përgjigjen se këto arritje nuk janë pikërisht çfarë i bëjnë të ndihen të lumrur.
Unë besojë se suksesi lidhet me lumturinë. Shumë njerëz e matin suksesin e tyre nga sasia e parave që kanë në bankë apo me njerëzit e institucioneve me të cilët shoqërohen. Në mendimin tim, suksesi i vërtet është i barabartë me sa i lumtur je nga ajo që me nderë, e ndjersë punonë e jetonë, se paratë dhe fuqia nuk mjaftojnë kur fitohet pa ndjersë, në mënyrë jo të ndershme duke leverit institucioneve.
Shumë nga njerëzit paramendojnë suksesin në dy paralele: para dhe fuqi-pushtet, por duhet të shtojmë diçka të tretë. Për të jetuar jetën që duam dhe meritojmë, dhe mos të mjaftohemi me atë që kemi, a nevojitet një vlerë e re.
Një njësi matëse e re e suksesit që shkon përtej parave dhe fuqisë të mveshur me pushtet të pa merituar, e përbëjnë katër shtylla: arsimimi, mirëqenja, mençuria dhe humanizmi.
Së bashku, këta faktorë ju ndihmojnë të kujdeseni për jetën tuaj psikologjike dhe ju ndihmojnë të jeni të suksesshëm, kjo dëshmonë se nuk na nevojiten paratë për të qenë të lumtur.
Për mua sukses do të thotë të zgjohesh në mëngjes me një buzëqeshje në fytyrë, duke ditur që ka për të qenë një ditë fantastike, i rrethuar me miqë e shokë.
Suksesi matet me numrin e veprave të mira që ke bërë për arsim, kultur, shkencë, komb e shoqëri.
Sukses është të pëlqesh veten, pëlqeni atë që bëni dhe si e bëni.