Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 42 cm
Temperatura më e ulët prej -3 gradë Celsius këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit. Pasojnë Hanet e Mavrovës dhe Berova me -1 gradë, 0 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Krushevë, 1 Manastir, Kumanovë, Tetovë, Pretor, 2 Prilep, Ohër, Vinicë, 3 Shtip, Strumicë, Veles, 4 Kavadar, Demir Kapi dhe 6 gradë në Gjevgjeli.
Më shumë reshje të shiut në 24 orët e fundit deri në orën 7 ka pasur në Lazaropole – 4 l/m2, 1l/m2 në Hanet e Mavrovës dhe në Kodrën e Diellit.
Lartësia e shtresës së borës në orën 7, (në cm), ishte 54 cm në Hanet e Mavrovës, 42 në Kodrën e Diellit, 27 në Krushevë dhe 1 cm në Berovë.
Moti sot në mëngjes do të jetë pjesërisht i vranët me mjegull të dobët ose vranësira të ulëta në disa lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe qetë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë nga 6 deri 11 gradë.
Në Shkup në mëngjes moti do të jetë me vranësira mesatare, gjatë ditës me diell dhe i qetë me vranësira mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri 9 gradë.