Flakët përfshin një dyqan në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
Siç mund të shihet në prapavijë, herët në mëngjes shpërtheu zjarr në një dyqan të Çarshisë së Shkupit ndërsa personat e parë të cilët shpejtuan për të shuar zjarrin ishin pronarët e dyqaneve të Çarshisë së Shkupit dhe më pas në kohë erdhën edhe zjarrfikësit të cilët e shuan komplet zjarrin. Në këtë zjarr nuk ka të lënduar por ka vetëm dëme materiale.
Sipas pronarëve të dyqaneve përreth, të cilët ndihmuan të parët në shuarjen e zjarrit, ishte fat në këtë fatkeqësi që zjarri ishte në mëngjes kur edhe shumica e pronarëve ishin duke hapur dyqanet dhe shpejtuan të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.
“Pronarët e Çarshisë kanë solidaritet dhe jemi bashkë si një familje dhe çdoherë mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Fat që e pamë në kohë zjarrin dhe shumica e dyqaneve kanë aparate që të shuajnë zjarrin. Vrapuam dhe më pas erdhën edhe zjarrfikësit dhe faleminderit të gjithëve. Ka veç dëme materiale dhe nuk ka të lënduar apo? Po, veç dëme materiale dhe fat që ishte pas orës nëntë sepse të ishte natën do të ishte më problem”, tha Shaip Rahman – Pronar Biznesi.
Zjarri në këtë dyqan të Çarshisë së Shkupit, sipas zjarrfikësve kishte filluar në ora 9:15 dhe zgjati deri rreth një orë kur edhe u shua tërësisht. Sipas zjarrfikësve, në shuarjen e zjarrit, zjarrfikësit intervenuan me dy automjete dhe 8 zjarrfikës. Shkaqet e zjarrit dhe dëmi material ende nuk janë konstatuar./Alsat.mk