Maqedoni

Visar Ganiu nga afër ndjek turneun e basketbollit “Pavarësia” (FOTO)

Mbrëmë pata kënaqësinë të marr pjesë në ndeshjen miqësore të basketbollit mes lojtarëve të klubit tonë, Çairi 2030, dhe klubeve të basketbollit nga Kosova: Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të festimeve për Pavarësinë dhe Ditën e Flamurit, duke u shndërruar në një ngjarje që nuk ishte thjesht një garë sportive, por një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet vëllazërore mes dy trojeve tona, duke dëshmuar edhe një herë unitetin tonë kulturor dhe kombëtar.

Ky aktivitet realizohet falë bashkëpunimit të ngushtë mes komunës së Çairit dhe klubit të basketbollit “Çairi 2030”. Jam jashtëzakonisht krenar për lojtarët tanë, të cilët treguan jo vetëm aftësi sportive, por edhe frymën e miqësisë dhe solidaritetit që na karakterizon si popull.