Ndalen luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut, Netanyahu falënderon Bidenin
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me presidentin e ShBA-së Joe Biden “dhe e falënderoi atë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Liban dhe për mirëkuptimin se Izraeli do të ruajë lirinë e veprimit në zbatimin e saj”, tha zyra e Netanyahut.
Kabineti i sigurisë i Izraelit ka njoftuar se ka miratuar propozimin e Libanit të mbështetur nga ShBA-ja për armëpushim, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.
“Kabineti i Sigurisë Politike miratoi këtë mbrëmje propozimin e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje armëpushimi në Liban, me një shumicë prej 10 ministrave me një kundërshtim. Izraeli vlerëson kontributin e Shteteve të Bashkuara në proces dhe ruan të drejtën e tij për të vepruar kundër çdo kërcënimi për sigurinë e tij”, thuhet në deklaratë. /Klankosova.tv