Lajmet e reja

Abuzim seksual ndaj një të mituri, 13 persona në bankën e të akuzuarve

Një grup prej 13 personash ulen sot në bankën e të akuzuarve, për abuzim seksual të një të mituri, njëri prej të cilëve tashmë e ka pranuar fajin. Në Gjykatën Penale sot shqiptohet verdikti për rastin me grupin e Velesit. Të akuzuarit janë të gjithë të moshës 20 deri në 30 vjeç, tre prej të cilëve akuzohen për “trafikim me fëmijë”, një pjesë akuzohet për “ngacmim seksual dhe përdhunim”, ndërsa njëri prej tyre edhe për prodhim dhe distribuim të pornografisë së fëmijëve. Sipas prokurorisë, i dyshuari i parë, ka komunikuar përmes instagramit me një vajzë të moshës 14 vjeçare. 25 vjeçari ka ftuar vajzën në takim, ku ka inçizuar material pornografik dhe e ka kërcënuar viktimën që të dalë edhe në takime të tjera. Takimet janë realizuar në disa banesa në më shumë lokacione në Veles, ku kanë marrë pjesë më shumë persona që fillimisht kanë konsumuar drogë dhe alkool dhe më pas kanë keqtrajtuar fëmijën. Për veprat penale tregti me fëmijë dhe keqpërdorim seksual të një personi të pafuqishëm parashikohen dënime me burg prej më së paku 8 vitesh, ndërsa për prodhim dhe distribuim të pornografisë së fëmijëve, dënim me burg nga 3 deri në 5 vjet.