Prej 1 korrikut do të lëshohen pasaporta me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”
Nga 1 korriku do të fillojë dhënia e dokumentave personale me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, transmeton TV21.
“Në këtë moment, të dhënat po barten në sistemin e ri të azhurnuar, pas së cilës nga e hëna do të fillojmë përsëri përgatitjen për lëshimin e të gjitha dokumenteve personale, të cilat do të harmonizohen me Kushtetutën, në pjesën e emrit të ri kushtetues dhe të dhënat e tjera ligjore”, shtoi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.