Lajmet e reja

Ky është biznesmeni i vrarë mbrëmë në mënyrë mafioze në Tiranë

Një plumb në kokë i qëlluar nga larg i mori jetën biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës, gjatë kohës kur Reçi po qëndronte jashtë pallatit të tij në rrugën ‘Faik Konica’ pranë rrugës së Elbasanit.

Reçi u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës por nuk ka mundur që të mbijetojë.