Maqedoni

Zv/ministri Iseni takoi përfaqesuesit kosovarë, së shpejti lehtësohet kalimi i qytetarëve në Bllacë dhe Jazhincë

Zëvendës ministri për punë të brendshme, Astrit Iseni, sot ka mirëpritur në Kabinetin e tij anëtarët e delegacionit të Republikës së Kosovës, të cilët njëherit janë pjesë e Komisionit që punojnë në përgatitjen e Protokollit për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për kontrollë kufitare dhe atë doganore në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Globoçicë-Jazhincë, transmeton Lideri.mk.

“Ky Protokoll është i një rëndësie të veçantë për vendet tona dhe për qytetarët tanë, pasi me të lehtësohen dhe përshpejtohen procedurat standarde të kontrollit kufitar dhe doganor, meqë bëhet fjalë për pikë të kalimit kufitar me frekuencë të konsiderueshme.”, njoftoi Iseni./Lideri