Pas mesnatës do të ketë çmime të reja të karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve, i cili do të jetë i vlefshëm nga mesnata.

“Janë plotësuar parakushtet, KRRE do të marrë vendim për çmimin e karburanteve nga sonte në mesnatë”, thotë zëdhënësja e KRRE, Marina Uzunov.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së të marrë të hënën, çmimi i EUROSUPER BS 95 është 84,50 denarë, EUROSUPER BS – 98 86,50 denarë, EURODIZEL 86,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë 82,50 denarë për litër.