BallinaMaqedoni

Rast tronditës, babai nga Shkupi ka kryer akte të turpshme ndaj vajzës së tij

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një personi për të cilin provat tregojnë se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepra penale – Përdhunim me keqpërdorim të pozitës nga neni 189 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe Kënaqja e pasioneve seksuale para tjetrit nga neni 190 paragrafi 3 i Kodit Penal.

I dyshuari 59-vjeçar, në periudhën nga qershori i vitit 2023 deri në mes të gushtit të këtij viti, në shtëpinë familjare në Shkup, duke keqpërdorur pozitën si i afërm i drejtpërdrejtë nga gjaku – baba, ka detyruar vajzën e tij të mitur të lindur në vitin 2010 të kryejë “një akt tjetër seksual dhe njëkohësisht ka kryer akte seksuale përballë saj”.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.