Rajon - Botë

Bora mbulon disa pjesë të Arabisë Saudite

Disa pjesë të Arabisë Saudite po përballen me të ftohtin pasi shirat e dendur dhe breshëri kanë krijuar borë.

Sipas Khaleejtimes, që nga e mërkura e kaluar, reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me sasi të mëdha breshëri kanë përfshirë pjesë të rajonit Al-Jawf. Ndërkohë dje, reshjet e borës mbuluan zonat malore, duke krijuar një skenë dimërore mahnitëse, raporton Klankosova.tv.

Shiu gjithashtu ka krijuar ujëvara, duke u dhënë jetë luginave dhe duke siguruar një fillim të ri të dimrit i cili më pas do t’i hapë rrugë stinës së pranverës.

Departamenti i motit në Arabinë Saudite paralajmëroi se ka shanse për stuhi në shumicën zonat e Al-Jawf në ditët në vijim.

Arabia Saudite nuk është e vetmja që po përjeton këto kohë me shi. Më 14 tetor, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe (NCM) lëshoi ​​një alarm për reshjet e pritshme, stuhitë dhe breshrin e mundshëm në disa zona.

Departamenti i motit ia atribuoi këto modele të motit shtrirjes së sistemeve me presion të ulët në Detin Arabik, të cilat po lëvizin drejt Omanit.