Strugani gjendet pa shenja jete në Shkup
Më datë 02.11.2024, në ora 16:48, nga SPB Shkup është raportuar se në në zonën e Gjorçe Petrovit është gjetur i pa shenja jete S.I.(48) nga Struga.
Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen, ndërsa një ekip nga policia ka kryer kontroll. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Publike kompetente dhe sipas udhëzimeve të tyre, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.