Nëna nga Shkupi thotë se një grua deshi t’ia rrëmbejë vajzën tre vjeçare
Një grua tridhjetë e pesë vjeçare nga Shkupi me iniciale A.B. dje në orën 14 në Stacionin Policor Gjorçe Petrov ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 13:50 në një park në lagjen Gjorçe Petrov një grua e panjohur e moshës 45 deri në 55 vjeç ka tentuar ta rrëmbejë vajzën e saj 3-vjeçare, transmeton portali Lideri.mk.
Policia e ka gjetur gruan në fjalë dhe i ka dhënë paralajmërim me shkrim.
“Pas denoncimit dhe masave të marra në ora 16:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gjorçe Petrov kanë zhvilluar intervistë zyrtare me personin M.M.(46), ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kompetent, sipas të cilit. udhëzime personi M.M. është paralajmëruar me shkrim”, tha MPB./Lideri