BallinaMaqedoni

Sela: E nisëm nga Shkupi do vazhdojmë në çdo qytet që ka Shqiptarë

Krytari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot filloi takimet me qytetarët e vendit dhe mbështetësit e politikave të Aleancës për Shqiptarët duke filluar nga Shkupi, shkruan Top24

Sela gjatë fjalimit të tijë theksoi se është shumë krenarë që këtë kuvendi të Aleancës për Shqiptarët e ka filluar nga Shkupi, poashtu ai falenderoi të gjithë aktivistët e Aleancës për Shqiptarët të cilët tejkaluan një sfidë dhe janë të gatshëm për sfidat e radhës.

Sela poashtu potencoi se e nisim me Shkupin por pastaj do të vazhdojmë edhe në Kumanovë dhe Tetovë, Gostivar, Strugë e Kërçovë e Dibër dhe do vazhdojmë ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën, në çdo fshat, në çdo vendëbanim, sepse duam të jemi aty dhe të flasim me shqiptarët sepse kemi shum çfarë të flasim me ata,

Në sallë ishin të pranishëm një numër i madh i aktivistëve dhe simpatizantë të Aleancës.