Arrestohet vjehrra, rrahu nusen e djalit
Një grua pesëdhjetë e tetë vjeçare nga rrethina e Negotinës është ndaluar pasi është raportuar për sulm fizik dhe kërcënime ndaj nuses së saj, njofton sot Sektori për Punë të Brendshme – Veles.
– Mbrëmë në ora 21:05, zyrtarë policorë në Negotinë kanë privuar K.U. nga një fshat i Negotinës, pas një denoncimi paraprak se ajo ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të saj 32 vjeçare në shtëpinë familjare dhe e ka kërcënuar atë”, njohtoi SPB Veles, transmeton Lideri.mk.
Siç shtojnë nga aty, K.U. është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës./Lideri