Diaspora

Veprimtari nga Nju Jorku: Rrëmbimi i Metës në mënyrë banditeske është një akt që tregon dobësinë e pushtetit, jo forcën e tij!

Presidenti i Partisë së Lirisë ka treguar një guxim të pashoq përballë një regjimi që përdor çdo mjet të padrejtë për të shtypur të vërtetën dhe për të frikësuar zërat patriotikë. Kështu vlerëson mërgimtari dhe veprimtari shqiptar në Nju Jork, Ylber Pilku.

“Rrëmbimi i tij në mënyrë banditeske është një akt që tregon dobësinë e pushtetit, jo forcën e tij. Kjo ngjarje vetëm sa e forcon më shumë Presidentin dhe mbështetësit e tij në betejën e drejtë për liri dhe demokraci”, thekson Pilku, duke shtuar se populli shqiptar është i zgjuar dhe nuk do të lejojë që kauza kombëtare të nëpërkëmbet nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

“Fitorja është e sigurt dhe shumë afër!”, thekson Pilku.