Maqedoni

Një polic plagos vetveten duke pastruar revolen

Dje rreth orës 21:30 një punonjës policie ka mbetur i plagosur, njofton MPB. Rasti ka ndodhur teksa mbante pistoletën e shërbimit deri sa ishte në detyrë në stacionin e policisë në Probishtip, shkruan portali Lideri.mk.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, punonjësi i policisë ka qëlluar një plumb gjatë pastrimit të armës, me ç’rast ka pësuar një lëndim në pjesën e pëllëmbës së majtë. Pas ngjarjes, ai menjëherë është transferuar në Spitalin klinik në Shtip, ku i është ofruar ndihma mjekësore./Lideri

Një ekip inspektues nga OVR Probishtip ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe për rastin është njoftuar prokurori publik kompetent. Hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë rrethanat shtesë të ngjarjes.