Mickoski: Derisa jam unë kryeministër nuk pranoj diktate dhe ultimatime për ndryshimet kushtetuese
Kryeministri i vendit, Hritijan Mickoski ka deklaruar se Maqedonia nuk do ta hapë procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, derisa Kuvendi i Bullgarisë nuk e miraton Marrëveshjen Qasëse të RMV-së.
Mickoski tha se deri sa ai është kryeministër, nuk do të pranoj diktate dhe ultimatume.
“Që të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, duhet të pranohet propozimi ynë. Atëherë mund të fillojmë procesin në bazë të atij parimi. Ai është që kur Kuvendi Bullgarisë ta ratifikojë Marrëveshjes Qasëse të shtetit tonë në kuadër të Bashkimit Europian, të vlejnë ato ndryshime kushtetuese që mendoj se janë zgjidhje për të gjithë duke e pasur parasysh gjendjen në të cilën na futi qeveria paraprake, ku fjalën kyçe e kishte Bujar Osmani dhe pas tij udhëhiqte Mariçiqi dhe Kovaçevski. Tani e kuptoj se çfarë ka ndodhur në atë periudhë dhe më besoni, informacionet janë për t’u shokuar. Mënyrë tjetër e miratimit të ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë. Derisa unë jam kryeministër nuk do të ketë ultimatume dhe diktate. Nëse mendojnë se në këtë mënyrë duhet ta promovojmë vlerën europiane, atëherë më falni, por unë nuk jam bashkëbisedues i mirë”, tha Mickoski.
I pyetur disa herë për deklaratën e presidentes së Komisionit Europian, Ursulla vond der Layen, se Maqedonia duhet sa më parë të miratojë ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha “T’i japim kohës, kohë”.