Taravari në hapjen e simpoziumit të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, ka marë pjesë në hapjen e simpoziumit të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë, që po mbahet në Strugë, shkruan Lideri.mk.
“Sot isha i nderuar të marr pjesë në hapjen e simpoziumit të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë.
Për mua, si ministër i Shëndetësisë dhe si kolegë në profesion, është gjithmonë kënaqësi të marr pjesë në ngjarje të tilla, të cilat ofrojnë mundësi të shkëlqyera për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, në drejtim të zhvillimit të aftësive profesionale dhe avancimit të mjekëve”, ka thënë Taravari./Lideri