BallinaMaqedoni

Taravari e mbajti premtimin/ 3 projekte për Tetovën, ja çka përfiton Spitali Klinik, Shtëpia e Shëndetit dhe Qendra Publike

Ministri i SHëndetësisë, Arben Taravari që nga marrja e dyturës është zotuar se në Spitalin Klinik të Tetovës do të investojë maksimalisht për të pasur që qendër më të madhe pas Shkupit. Pasi disa ditëve që u lëshuan ashensorët që me vite ka pasur probleme, një tjetër projket sot është nënshkruar për Spitalin Klinik Të Tetovës.
Është nënshkruar një memorandum i përbashkët mirëkuptimi me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS), në konferencën për shtyp të ministrit të shëndetësisë, dr. Arben Taravari dhe përfaqësueses së UNOPS, Mikela Telatin.
Me memorandum, forcohet bashkëpunimi në drejtim të reduktimit të ndotjes së ajrit nga sistemet e vjetra të ngrohjes në institucionet shëndetësore publike, ku parashikohet zëvendësimi i plotë i sistemit të ngrohjes me një sistem ekologjik të gazit natyror.
Projekti përfshin institucionet shëndetësore si: poliklinikat Bit Pazar, Çento, Draçev, Shuto Orizari, Gjorçe Petrov, Spitalin Psikiatrik-Shkup, Spitalin Special për Kujdes Geriatrik dhe Paliativ “13 Nëntori-Shkup”, Spitalin Klinik Tetovë, Shtëpinë Shëndetësore Tetovë dhe Qendrën për Shëndet Publik-Tetovë.

Ndryshe ministri Tarvari ka premtuar se do të ketë edhe shumë projekte në viset shqiptare gjegjësisht në shëndetësi. Siç ka paraljamëruar vet Taravari projekti i parë do të jetë ndërtimi i spitalit të Kërçovës që 20 vite ka qenë vetëm premtim.