October 13, 2024
Rajon - Botë

Trump i shqetësuar: Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në tre deri katër muajt e ardhshëm

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trump ka shprehur shqetësimin se një luftë e tretë botërore mund të shpërthejë në muajt e ardhshëm.

“Jam i shqetësuar për tre deri në katër muajt e ardhshëm në kuptimin që ne do të jemi në një luftë botërore për shkak të njerëzve që kemi në qeveri”, tha Trump.

Sipas tij, nëse arrin të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, do të jetë në gjendje të zgjidhë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.